Polici gjerman vritet gjatë një aksioni kundër hajdutëve të veturave

Police officers guard a street in downtown Prague, Czech Republic, Thursday, Dec. 21, 2023. Czech police say a shooting in downtown Prague has killed an unspecified number of people and wounded others. (AP Photo/Petr David Josek)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brandenburg të Gjermanisë, ku një oficer policie ka humbur jetën gjatë një operacioni kundër hajdutëve të automjeteve.

Më 7 janar, gjatë kontrollit të një automjeti të dyshimtë në Lauchhammer, një oficer 32-vjeçar është përplasur nga drejtuesi i veturës, transmeton klankosova.tv.

Siç shkruan gjermanja, bild, oficeri dhe kolegët e tij nga grupi i përbashkët i kërkimit në Dresden kishin planifikuar të kontrollonin automjetin për shkak të masave ndërkombëtare në luftën kundër krimeve të automjeteve.

Më pas, shoferi i dyshimtë ka drejtuar veturën drejt oficerit, duke e përplasur dhe shkaktuar plagë fatale për të.

Kolegët e tij arrestuan tre të dyshuar. Identiteti i tij ende nuk është përcaktuar, tha policia.

Ekspertët e Dekra-s, ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur rikonstruksionin e rrjedhës së aksidentit, ndërsa policia po heton.

Leave a Reply

Your email address will not be published.