Ligjvënësit libanezë nisin votimin për presidentin e ri

Ligjvënësit libanezë filluan të votojnë në zgjedhjet presidenciale të enjten, duke synuar të plotësojnë një post që ka qenë vakant që nga viti 2022.

Reuters shkruan se pritet që të zgjidhet komandanti i ushtrisë, gjeneral Joseph Aoun.

Zgjedhja e Aoun, i cili drejton ushtrinë e Libanit të mbështetur nga ShBA-ja dhe gëzon miratimin e Uashingtonit, do të tregonte ndikimin e zvogëluar të grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani pas luftës së tij shkatërruese me Izraelin.

Aoun kërkon mbështetjen e 86 prej 128 ligjvënësve të parlamentit për t’u zgjedhur. Një raund i dytë votimi do të mbahet nëse asnjë kandidat nuk siguron fitore në raundin e parë, shkruan Reuters.

Leave a Reply

Your email address will not be published.