/

‘Çmenden’ xhandarmëria, trajtim çnjerëzor i emigrantëve në Serbi

Janë shfaqur video incizime të reja të arrestimit, të cilat nuk janë përfshirë në regjistrimin zyrtar të publikuar nga MPB-ja. Emigrantë të rrethuar, të hedhur përtokë, me duar në kokë, me këmbë të kryqëzuara – kjo është skena e arrestimit të djeshëm të mbi 1000 emigrantëve, pas një përplasjeje të përgjakshme dhe të shtënave në Horgosh të Serbisë.

Pjesëtarët e xhandarmërisë dhe njësitë e tjera policore, me mjete të plota, kapën emigrantët e paligjshëm që qëndronin në Horgosh dhe rrethinë. Gjatë atij bastisjeje janë konfiskuar armë.

Kujtojmë se aksioni pasoi të shtënat e mbrëmjes së të enjtes ku u përplasën dy grupe emigrantësh dhe u përdorën automatikë. Në videot që janë transmetuar më herët në rrjetet sociale nga Horgoshi, shihen një grup të rinjsh me kapuça në kokë duke ecur nëpër rrugë me armë në duar.

Dëgjohen të shtëna, ndërsa vendasit ikin me vrap. Policia njoftoi më pas se një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me dy plumba në gjoks.

Objektivi kryesor i operacionit policor është i dyshuari për të shtënat, i cili dëgjohet në video, kur një polic thotë, “Kryesori është ai i mbrëmshëm, nënën ia shkë…!

Në një moment, pamjet e reja tregojnë migrantët që nxirren nga shtëpia dhe papafingo gjersa u bërtasin në anglisht për të dalë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më vonë njoftoi se janë kryer aksione në disa vende në Serbi, në Horgosh, Suboticë dhe Beograd dhe janë ndaluar gjithsej mbi 1000 emigrantë.

Ata janë kryesisht shtetas të Afganistanit dhe Marokut. Aksioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme për këtë çështje vazhdon në të gjithë Serbinë, ndërsa me urdhër të ministrit është shtuar prania e policisë në të gjitha anët e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.