/

Nisen për Turqi gjashtë anëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës

Një ekip prej gjashtë anëtarësh të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës janë nisur mëngjesin e sotëm në Turqi për të ndihmuar në zonat e tërmeteve.

Kështu bën të ditur Ambasada e Turqisë në Prishtinë.

“Sot në mëngjes, një ekip prej 6 antarësh të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës u nisën për në vendin tonë për të marrë pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonat e tërmeteve. Falenderojmë ekipën e KSRA”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në mbi 16 mijë ka shkuar numri i viktimave që kanë humbur jetën në Turqi nga tërmeti i fuqishëm i së hënës.

Shumë vende përfshirë Kosovën e Shqipërinë kanë dërguar në Turqi ekipe të shpëtimit.

Tërmeti goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës e që u pasua edhe nga lëkundje tjera pas tij.

Me këtë rast, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.