Fanol Shala, pjesëtar nga Shoqata e Kërkim Shpëtimit të Kosovës, që kanë shkuar në Turqi, pas situatës së shkaktuar nga tërmetet thotë se tashmë koha e intervenimit për shpëtim thuajse ka mbaruar, pasi që sipas tij, plani i tyre ka qenë të qëndrojnë një javë.
Shala për DTV ka thënë se puna e tyre tashmë veçse ka mbaruar.
“Në kuadër të shoqatës jemi gjashtë persona që kemi ardhë prej atje (Kosovës), dhe është thuajse një javë që kemi ardhë, një javë e kemi të planifikuar me qëndru këtu. Thuajse është koha që na me u kthy në Kosovë, për arsye që puna jonë tash veç mbaron”.
Tutje ai ka treguar se brenda objekteve të shkatërruara ka shumë kufoma, ku mbizotëron një erë e tyre dhe që sipas tij është rrezik për përhapjen e ndonjë epidemie.
“Na jem të thirrur që me intervenu ku ka raste të gjalla dhe me hy në objekte për me i nxjerrë ata. Tash thuajse kanë fillu me makineri të rënda shkaku që ka shumë kufoma, dhe era vjen gjithkund kufoma. Dhe është rreziku që të shfaqet ndonjë epidemi që ndikon për shtetin dhe njerëzit që jetojnë këtu”, ka deklaruar ai.
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit e vendour në Hatay në ditën e nëntë nga rrënojat ka nxjerrë një vajzë 26 vjeçare si dhe gjatë ditës së djeshme, në ditën e dhjetë pas tërmetit ka shpëtuar edhe një 3 vjeçare.