/

Gjermani: Vranë 46 vjeçarin për hakmarrje, burgim të përjetshëm për dy shqiptarët

Dy shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani. Kështu ka vendosur Gjykata e Landit Verden.

Ata akuzoheshin për një vrasje të kryer para gjashtë vjetësh, ku po ashtu edhe viktima ishte shqiptar.

Siç raportojnë mediat gjermane, në vitin 2017-të dy shqiptarët (tani 32 e 36 vjeç), e kishin vrarë një 46-vjeçar për motive hakmarrje.

Por, në procesin gjyqësore s’është arritur të konfirmohet se cili nga të akuzuarit e kishte shkrepur armën. Prokuroria publike gjatë procesit kishte kërkuar edhe përcaktimin e shkallës së fajësisë.

Në aktakuzë vrasja ishte përshkruar si ekzekutim publik, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve kishte kërkuar lirimin e tyre.

Ngjarja pranë një shkolle fillore gjatë 2017-të në Vesselhoveden kishte bërë bujë të madhe në gjithë Gjermaninë, të shtënat e armës të cilat e kishin lënë të vdekur një 46-vjeçar shqiptar.

Lidhur me rastin, ishte dënuar në vitin 2018-të edhe një 23-vjeçar, si drejtues i motoçikletës.

Sipas gjykatës ishte konstatuar se ky kishte luajtur rol kyç në ngjarjen e cila ka përfunduar tragjikisht.

Ndërkaq një tjetër i akuzuar ishte liruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.