/

Stano për takimin në Bruksel: Gjithçka varet nga gatishmëria e Kurtit dhe Vuçiqit

Bashkimi Evropian pret qasje evropiane nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, në rrugën drejt marrëveshjes finale, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

I pyetur për pritjet nga ky takim i sotëm, Stano ka thënë se nuk mund të parashikohet diçka e tillë.

“Gjithçka varet nga gatishmëria e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuciq që të pajtohen për rrugën përpara”.

Ai ka theksuar se BE-ja është vetëm ndërmjetësuese në dialog dhe se përparimi varet nga gatishmëria e palëve.

“Pritjet e BE-së nga liderët e të dyja shteteve, shefat negociatorë, përfaqësuesit, është qasja evropiane që u mundëson atyre të gjejnë forcën, kurajën, gatishmërinë për kompromis evropian, në të mirë të popujve të tyre dhe në interes të perspektivës evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë ai.

Stano ka thënë se e ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga përparimi që bëhet në dialog.

“Përparimi arrihet përmes kompromiseve, angazhimit konstruktiv dhe të kuptuarit se kjo është mënyra e vetme për të përmbushur synimet e tyre strategjike”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.