/

Festa e shqiptarëve në Tuz me flamurin shqiptar dhe atë të UÇK-së iu pengon mediave serbe

Sipas rezultateve paraprake koalicioni “Forumi Shqiptar” i kryesuar nga Nikë Gjeloshaj ka siguruar 18 mandate nga 32 në zgjedhjet lokale të zhvilluara dje në Tuz.

Anëtarët dhe simpatizantët e koalicionit “Forumi Shqiptar” fitoren në zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi fitoren e festuan me flamuj të Shqipërisë, SHBA-së, UÇK-së dhe Malit të Zi.

Në festimin në një restorant në Tuz, si mund të shihet në videot e postuara në rrjetet sociale, si dhe në disa kanale televizive shqiptare, u pa gjithashtu flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan DTV.

Forumi Shqiptar, i cili përbëhet nga Koalicioni i Alternativës Shqiptare, Lidhja Demokratike e shqiptarëve, Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe Bashkimi Demokratik fitoi 18 vende, nga gjithsej 32 vende të këshillit komunal, në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje.

Sipas rezultateve paraprake, koalicioni i udhëhequr nga kryetari aktual i Komunës së Tuzit dhe njeriu i parë i alternativës shqiptare, Nikë Gjeloshi, mori 4,282 vota, ose 51.83 përqind, pesë përqind më shumë se në vitin 2019 ku ata fituan 3,682 vota.

Festa e shqiptarëve iu ka penguar mediave serbe, të cilat në masë të madhe kanë raportuar me tendencë, duke e quajtur këtë provokim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.