Gresa Krasniqi, vajza e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka uruar 7 Marsin me një fjalim të babait të saj në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në një video të shkurtër të shpërndarë nga Gresa Krasniqi në Facebook, ai dëgjohet duke folur se si është arsimuar për të qenë mësues, por se është detyruar që të luftojë kundër Serbisë.
“Unë jam intelektual, jam arsimuar për me qenë mësues por jam detyruar të luftoj kundër Serbisë”, ka thënë Krasniqi në fjalimin e tij në Hagë.
Ndryshe, Jakup Krasniqi po gjykohet për krime lufte nga Gjykata Speciale bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.