/

Pjesë e misionit stërvitor, përplasen dy avionë ushtarakë në Romë, vdesin dy pilotët

Dy avionë ushtarakë u përplasën gjatë fluturimit pranë Guidonia Monte Celio, një qendër në periferi të Romës, ndërsa dy pilotë humbën jetën. Dy avionët u rrëzuan në një livadh jo shumë larg via Longarina, pasi morën flakë.

Reja e tymit mbuloi tërë periferinë e kryeqytetit italian.

“Dy pilotë kanë vdekur. Në mëngjesin e vonë të ditës së sotme, u përplasën dy avionë U-208 të Krahut të 60-të të Guidonia, në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor të planifikuar paraprakisht”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore, përcjellë DTV.

Leave a Reply

Your email address will not be published.