/

Petrit Selimi tregon për “zëra” nga Brukseli: Aneksi do të jetë ‘merre ose lëre’

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shpërndarë edhe sot diçka prej informatave që ai thotë se i vinë nga Brukseli lidhur me propozimin evropian dhe ankesin e tij.

Pas kthimit nga Brukseli të Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, ku ata kishin pranuar propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, palët do të punonin rreth planit të zbatimit të propozimit.

Sipas asaj që ka shkruar Selimi, palët do të japin komentet e tyre rreth aneksit të propozimit evropian, që përfshin planin e zbatimit, por ai në fund do të jetë një version i prerë nga Bashkimi Evropian.

“Zërat e fundit nga Brukseli: Të dyja palët kanë komentet e tyre, por zbatimi i ankesit, në fund të fundit, do të jetë “merre ose lëre”, për Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar ish-zyrtari i lartë.

Më 18 mars është takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiq, i cili, kësaj radhe është caktuar të mbahet në Ohër të Maqedonisë Veriore. Selimi, duke cituar “zërat” nga Brukseli, shkruan se atë ditë nuk do të ketë nënshkrim të marrëveshjes. Një ceremoni potenciale do të ndodhë në njërën prej kryeqendrave evropiane; në Bruksel, apo në Paris.

“Nuk do të ketë nënshkrim në Ohër, por ka mundësi për një ceremoni të madhe në Paris ose në Bruksel. Blinken [sekretari amerika Antony Blinken] dhe liderët kryesorë të BE-së mund të jenë të pranishëm. Një optimizën shumë i kujdesshëm në BE”, ka shkruar sot Selimi.

Edhe Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kur ka folur rreth një ceremonie të mundshme për nënshkrimin e marrëveshjes që quhet “bazë”, mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se mund të bëhet në praninë e Kryeministrave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Kosova dhe Serbia në 21 shkurt janë dakorduar për propozimin evropian, që prej shtatorit të 2022-s në masë është njohur si “plani franko-gjerman”. Ky propozim ka preambulën dhe 10 nene, ku nuk përfshihet njohja e ndërsjellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.