Në Alsterdorf të Hamburgut ka ndodhur një sulm brenda një kishe ku kanë mbetur të vdekur së paku 7 persona.
Sipas BILD, edhe 8 persona të tjerë mbesin të lënduar, disa prej tyre me lëndime serioze, përcjellë DTV.
Policia ka folur për situatën, duke iu thënë banorëve të rrinë brenda dhe të mos ekspozohen në zonën e rrezikut.
Sipas informacioneve të para, policia janë duke e cilësuar këtë si një “veprim tërbimi” ose ndryshe në gjuhën angleze “amok act” që sipas kuptimit në fushën e ligjit ka të bëjë me gjendje të tërbuar të vrasjes.