Polica e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të përbashkëta më njësit doganore kanë arritur që të zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit.
Pas hetimeve me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy automjete dhe me pastaj janë bastisur pronat e të dyshuarve në Viti. Gjatë bastisje njësit e doganës kanë hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit, vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë produkte të falsifikuar.
Të gjitha pajisje dhe duhani janë sekuestruar derisa katër 4 persona përgjegjës janë ndaluar dhe për momentin janë duke u intervistuar me urdhër të prokurorit.