Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i Policisë derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare gjatë legjitimimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer).
Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë, në rrugën “Fahri Fazliu”, në ora 01:00.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer)”, thuhet në raportin policor.
Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.