74 për qind e shqiptarëve janë dakord për krijimi e një shteti të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, sipas një sondazhi të bërë nga Instituti Italian “Piepoli” .
E ndërsa përgjigjet pro bashkimit janë brenda parashikimeve, interesant është fakti se 14% e të anketuarve janë shprehur se nuk janë aspak dakord për bashkimin.
Shumë sondazhe të ngjashme janë bërë vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat kanë dëshmuar se qytetarët e të dyja vendeve në shumicë janë dakord me bashkimin kombëtar. Tema e bashkimit kombëtar është gjithmonë e pranishme edhe në debatet politike në të dy vendet.