Tre persona (një mashkull dhe dy femra) janë arrestuar nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer “Mundësim/detyrim me prostitucion dhe armëmbajtje pa leje”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se si prova materiale janë sekuestruar tre telefona, 80 euro, një pistoletë dhe 4 fishekë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave. Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë”, thuhet në raport.
Tutjë bëhet e ditur se lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar he me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuara tjetër është liruar.