/

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën nga Klina

Prokurori i shtetit ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, i cili dyshohet se gjatë ditës së mërkurë ka dhunuar një vajzë të mitur nga komuna e Klinës.

Lajmin për DTV e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është parashtruar kërkesa nga Prokurori i shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit për veprën penale “dhunim”. Seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Pejë”, ka thënë Nikçi.

Ndërkaq DTV mëson nga burime se viktima kishte qenë pre e dhunimit edhe disa herë më parë, dhe se e njëjta është e moshës rreth 14 vjeçare.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se e mitura ishte raportuar dje nga babi i saj si e zhdukur.

Ankuesi kishte deklaruar se vajzën e ka kërkuar nё disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet në qytetin e Mitrovicës.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar. Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё”, thuhej në njoftimin e policisë.

I dyshuari  pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ishte dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Leave a Reply

Your email address will not be published.