Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë vizitës që ia bëri komunës së Prishtinës tha se ndjehet si në shtëpinë e tij.
Abazoviq në shenjë mirënjohje nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mori dhuratë “Çelësin e Prishtinës”.
Kryeministri i Malit të Zi, tha se e ndjen veten si në shtëpinë e tij.
Ai tha se e ndjen veten si në shtëpinë e tij.
“Ky Çelës është simbolik që të bëhem qytetar i Prishtinës dhe me të vërtetë e ndjejë veten si në shtëpinë time…”, u shpreh Abazoviq.
“Falënderoj kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Rama për akordimin e Çelësit të qytetit të Prishtinës. Kjo për mua është nder dhe motivim i madh që të afirmoj ide të reja dhe të ardhmen më të mirë për Ballkanin Perëndimorë”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi.
Ndërsa, i pari i Prishtinës tha se është i nderuar që ta pres në vizitën e tij të parë në Prishtinë, kryeministrin Abazoviq.
Ai tha se këtë Çelës po ia dhuron si simbolik që Abazoviq ta ndjejë veten si në shtëpinë e tij, si dhe siç u shpreh Rama “të lidh më shumë dy shtetet”.
“Na keni nderu me vizitën tuaj në kryeqytet, prandaj dëshirojmë të ju dhurojmë Çelësin e Prishtinës… kjo është shtëpia juaj dhe jeni të mirëseardhur kurdoherë. Shpresoj që ky Çelës të lidhë shtetet tona edhe më shumë, pra Kosovën me Malin e Zi. Po ashtu edhe personalisht për ju që ta ndjeni veten si në shtëpinë e juaj”, ka thënë Rama.




