//

Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi

Kreatori i veshjeve, Valdrin Sahiti është ndaluar nga Policia e Turqisë të mërkurën dhe ndodhet nën masën e paraburgimit, tregon një njoftim i autoriteteve turke dërguar Policisë së Kosovës.

Autoritetet turke kanë kontaktuar me ato kosovare të enjten për t’i njoftuar se dizajneri nga Kosova, i cili posedon pasaportë diplomatike, është arrestuar në Aeroportin e Stambollit të mërkurën.

Dokumenti përbën një njoftim të shkurtër i Policisë së Turqisë, dërguar organeve të rendit dhe ligjit në Kosovë lidhur me arrestimin e stilistit nga Prishtina.

Aktualisht, stilisti shqiptar ndodhet nën masën e paraburgimit në Stamboll, tregon dokument.

Në njoftimin e autoriteteve turke nuk janë dhënë detaje të tjera rreth rastit të ndalimit të Sahitit, për shkak të procedurës hetimore.

Megjithatë akuza për arrestimin e tij janë hedhur poshtë nga avokati i tij, Besnik Berisha, i cili në një prononcim për DTV ka treguar se ka kontaktuar me Valdrinin dhe se stilisti nuk ndodhet i arrestuar në shtetin turk, por në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është iniciuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij biznesore”, ka deklaruar Berisha për DTV.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.