Bayern Munichu ka bërë goditjen e parë për sezonin e ri në Bundesliga.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka siguruar shërbimet e mesfushorit austriak Konrad Laimer nga RB Leipzig.
Mesfushori austriak kësisoj largohet nga Leipzig pas gjashtë viteve të kaluara dhe nuk pranoi vazhdimin e kontratës.
Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka raportuar se Laimer ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe do t’i bashkohet Bayernit në verë si futbollist i lirë.
25-vjeçari ka nënshkruar qysh tani një kontratë katër vjeçare me bavarezët të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Laimer këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje në të gjitha garat me Leipzig, ku ka realizuar dy gola e ka asistuar në një tjetër.
Bavarezët garën për Laimer e kanë fituar me Dortmund, Juventus, Liverpool dhe Manchester United që gjithashtu interesoheshin për lojtarin.
DTV