Deputetja e kuvendit ët Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka zhvilluar një intervistë me Bankën Botërore.
Ajo ka treguar për projektet e përbashkëta me Bankën Botërore në interes të Kosovës.
Në këtë intervistë është diskutuar për projektin kyç që është projekti i ekonomisë dhe arsimi digjital në Kosovë.
“Një nga projektet kyçe që u diskutua është projekti i ekonomisë dhe arsimit digjital në Kosovë . Synon të ofrojë akses në internet për çdo qytet, qytezë dhe fshat të Kosovës, duke na bërë një ndër vendet më të avancuara në Evropë në këtë aspekt. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie dhe ekonomie digjitale në Kosovë, që të rrisë gjithë produktivitetin ekonomik”, ka shkruar Statovci.