//

Kremlini mohon pretendimet se Putini përdor sozi dhe vetë fshihet në bunker

Kremlini ka hedhur poshtë ato që i quajti gënjeshtra se Vladimir Putin përdor sozitë e tij për të dalë në publik.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë gjithashtu thashethemet se lideri 70-vjeçar shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke u mbrojtur në një bunker bërthamor.

“Ju ndoshta keni dëgjuar se Putini ka shumë dyshe që punojnë në vend të tij, ndërsa ai izolohet në një bunker”, tha Peskov në një konferencë në Moskë.

“Edhe një gënjeshtër”, shtoi ai duke qeshur.

“Ju e shihni vetë se si është presidenti ynë: Ai gjithmonë ka qenë dhe është tani shumë aktiv, ata që punojnë pranë tij vështirë se mund ta zënë hapin e tij”, shtoi Peskov, shkruan Skynews.

“Dikush mund ta ketë vetëm zili energjinë e tij. I lutemi zotit t’ia ruajë shëndetin. Sigurisht, ai nuk izolohet në asnjë bunker. Edhe kjo është një gënjeshtër”.

Kremlini e ka konsideruar gjithashtu të nevojshme të hedhë poshtë në mënyrë të përsëritur spekulimet se Putin është i sëmurë gjatë viteve të fundit.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.