/

Gutierez i bën thirrje Kurtit të mos lejojë politizimin e Komisionit të Pavarur për Media

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierez, ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zgjedhë anëtarët e rinj të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), të cilët janë mbështetës publikë të partisë së tyre.

“Kuvendi i Kosovës sot pritet të zgjedhë tre anëtarë të rinj të Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Jam thellësisht i shqetësuar kur dëgjoj se partia në pushtet e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është gati të zgjedhë persona që janë përkrahës publik të partisë së tyre”, ka thënë ai.

Po ashtu, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që “të mos lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së”.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.