/

Vazhdon ”Taksisti 2023”, policia kap edhe dy të dyshuar për falsifikim parash

Policia e Kosovës, ka arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me rastin e një aksioni kundër krimeve ekonomike, ‘’Taksisti 2023’’, për falsifikim parash.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga autoritetet kosovare, përcjellë DTV.

”Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizajt, ka vazhduar me punë aktive në lidhje me rastin e lartcekur (publikuar me datë 13 prill 2023,) ku me autorizime shtesë nga Prokurori i rastit janë zhvilluar hetime aktive mjaft profesionale nga hetuesit kompetent lidhur me rastin dhe është arrit të sigurohen prova apo dëshmi të reja edhe për dy (2) persona të tjerë të dyshuar të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me personin e parë të dyshuar me iniciale A.L. ( i arrestuar me datë 13.04.2023) duke blerë dhe shpërndarë parat e falsifikuara në vende të ndryshme.

aksioni parate

Dy (2) personat tjerë të dyshuar në këtë rast me iniciale (L.L. dhe R. K. ), tani më të arrestuar, ekziston dyshimi i bazuar se me veprimet e tyre dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Sot me datë 03.05.2023, dy të dyshuarit e lartcekur me iniciale janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistës me vendim të Prokurorit kompetent janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”.

Gjithsej numri i të arrestuarve nga ky aksion për të njëjtin rast, ka shkuar në katër, transmeton DTV.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.