Hasbulla Magomedov është kthyer në një fenomen interneti vitet e fundit. Videot e tij vazhdojnë të bëhen virale kudo në botë.
20-vjeçari nga republika ruse e Dagestanit ka miliona ndjekës në kanalet e tij në rrjetet sociale.
Por së fundi personazhi i famshëm ka patur problem me ligjin dhe është arrestuar.
Policia në Dagestan thuhet se ka arrestuar Hasbullën dhe disa nga miqtë e tij për shkelje të rregullave të trafikut.
Sipas autoriteteve të brendshme të Dagestanit, Hasbulla dhe miqtë e tij dolën me makinë në rrugë pas një dasme dhe penguan shoferët e tjerë. Grupi u arrestua dhe u akuzua për kundërvajtje.
Hasbulla ka kërkuar falje për ngjarjen në rrjetet sociale. Ai premtoi se nuk do ta bënte më këtë gjë dhe konfirmoi se nuk ishte shoferi.
“Kjo nuk do të ndodhë më njerëz, kërkojmë falje”, shkroi Hasbulla.
DTV