/

Pejë: Kërkoi telefon në vlerë prej 700 eurosh, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën, stacioni policor në Pejë ёshtё informuar nga ankuesi se i dyshuari ka hyrë në një lokal “mobil shop” nё Pejё dhe nёn detyrim ka kërkuar nga ankuesi njё telefon nё vlerё 700 eurosh ose para tё gatshme.

Sipas Policisë, ankuesi ia ka dhёnё tё dyshuarit njё telefon mobil Samsung, pas marrjёs sё telefonit i dyshuari ёshtё larguar nga lokali, njofton DTV.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datё 10.05.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Detyrim’, ndёrsa ankuesit i ёshtё kthyer telefoni i cili ёshtё marrë nga i dyshuari”.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.