//

PSG-ja i bie pishman për Messin, nesër do luajë titullar

Paris Saint-Germaini i ka harruar të gjitha hatër mbetjet me futbollistin argjentinas Leo Messi, pasi nesër ndaj Ajacios në Ligue 1, do e nis ndeshjen nga fillimi.

Kështu ka deklaruar trajneri parisien Christophe Galtier, i cili tha se ai është stërvitur në një nivel të mirë.

“Leo Messi do ta nis ndeshjen nesër titullar. Ai u stëvit në një nivel të mirë, sjellja e tij ishte përfekte”, u shpreh Galtier në konferencën për shtyp.

Ndryshe, PSG-ja e kishte suspenduar Messin për një periudhë prej dy javëve, pasi ai shkoi në Arabinë Saudite pa marr një autorizim nga klubi.

Ky suspendim u revokua gjatë fillim të kësaj jave.

Kujtojmë, Messi bëri bujë edhe me raportimet për arritje të një marrëveshje me klubin arab Al-Hilal, për një shifër prej mbi 500 milionë eurove. Kjo gjë ishte mohuar nga babai i tij, duke i quajtur këto raportime rrena.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.