/

“Ma ke këputë krahun e shpirtin”, postimi prekës i vëllait të 30 vjeçarit që vdiq në Prishtinë

Të dielën në Hotel “Grand” në Prishtinë një 30-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta. Policia e ka konfirmuar rastin ndërkohë që është bërë e ditur se vdekja e të riut është cilësuar si e dyshimtë. I riu, Erblin Shala dyshohet se u rrëzua në diskon “13 Rooftop” në këtë hotel dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Familja dhe miqtë kanë reaguar për vdekjen e Erblinit, teksa vëllai i tij, Besart Shala ka bërë një postim mjaft prekës.

“Dje morra lajmin me te tmerrshmin ne jete, lajmin qe ti ike nga ne u largove nga kjo bote pergjithmon. Nuk po mundem me  besu qe vllaçkon mo nuk e kom ma ki kput krahin e shpirtin  bre Erblin. Do te jesh perher ne shpirtin tim i vogli i shtepis. Troit do ti mungosh shume xhaxhi Bini e gjithmone do te kujtojme per dashurin qe ja dhurove.”, ka shkruar Besarti.

Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe ICK, ku Shala kishte drejtuar kompani në fushën e dizajnit.

“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikut dhe anëtarit të komunitetit tonë, Erblin Shala. Erblini ishte mjeshtër në Motion Design, drejtoi kompani në fushën e dizajnit, një djalosh plot humor dhe energji pozitive, i cili do të mbetet gjatë në kujtesën tonë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve nga Gjakova dhe Prishtina. Të qoftë i lehtë dheu, Erblin!”, thuhet në njoftim.

Nga Policia kanë njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ku do të konstatohet shkaktari i vdekjes.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç.

Aktualisht policia  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.

Ndryshe, redaksia ka kontaktuar edhe diskon “13 Rooftop”, mirëpo të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.