Chelsea i ka ofruar Milanit shërbimet e Hakim Ziyech edhe Christian Pulisic në tentimin e tyre për të transferuar Rafael Leaon.
Anësori portugez duket se do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare në San Siro pasi Blutë u përpoqën ta joshin atë verën e kaluar.
Pronarët e Chelseat, Todd Boehly dhe Behdad Eghbali fillimisht e vlerësuan lojtarin në 100 milionë euro.
Athletic raporton se në negociata ata i ofruan Ziyechin dhe Pulisicin veçmas te Milani për të realizuar marrëveshjen.
Megjithatë, gjigantët e Serisë A nuk do të lëviznin pavarësisht se vlerësimi i Chelseat për dy yjet e tyre ra në një përpjekje për të siguruar nënshkrimin e Leaos.
Milani është i vendosur dhe kërkoi që ata të paguanin klauzolën e tij të blerjes prej 150 milionë euro.
Chelsea u rikthye për të në janar me kontratën e Leaos që më pas skadon në 2024.
Por, sërish tentimi i tyre u hodh poshtë nga Milani.
Londinezët perëndimor supozohet se ende e konsideruan lëvizjen pas nënshkrimit të Mykhailo Mudryk, pasi ata besonin se Leao mund të luante si sulmues.
DTV