/

Kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit e djeshëm për fajde

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj katër (4) të pandehurve me inicialet B.M., A.H., B.K dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Detyrimi” nga neni 328 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 par.3 lidhur me par.2, të KPRK-ës.

Të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.