Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të lëndimit në punë në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 11:00, ndërkaq një grua dhe një burrë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt.
Policia rastet i ka cilësuar si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.
Ferizaj 18.05.2023 – 11:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt, pasi që ishte lënduar në vendin e saj të punës. Rasti është duke u hetuar.
Ferizaj 18.05.2023 – 11:05. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Rasti është duke u hetuar.
Rrezikim i sigurisë në vendin e punës është cilësuar edhe një rast në Dragash.
Fsh. Krushev, Dragash 18.05.2023 – 13:00. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Rasti është duke u hetuar.
DTV