Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje pasdite në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, Prokuroria ka nisur hetimet.
Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një kontest pronësor ka futur në telashe dy banorë të fshatit, ku njëri prej tyre ka kërcënuar seriozisht fqinjin e tij.
E gjithë ngjarja ka ndodhur teksa viktima ishte duke kositur barin në afërsi të shtëpisë së të dyshuarit, kur 49-vjeçari i ka kërkuar atij që ta ndërpresë punën në të kundërtën e pret plumbi në ball.
I shqetësuar nga fjalët e fqinjit, 69-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici ku ka rrëfyer në detaje ngjarjen .
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, 49-vjeçari do të hetohet në liri nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje