Një katërvjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit mbrëmjen e së hënës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Lidhur me rastin zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha se kjo është një nga pistat e dyshimit.
“Janë dyshimet e para se ai mund të ketë rënë në kanalin e Ibër –Lepencit, por ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Ai është zhdukur, nuk është parë nga bashkëmoshatarët e tij”, tha Zahiti.
Ai theksoi se kanë nisur kërkimet për vogëlushin.
“Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur operacionin e kërkimit. Ata e kanë përfshirë një perimetër goxha të gjerë të kërkimit dhe mbetet të shihet tutje”, tha ai.