Një vjedhje po dyshohet se ka ndodhur në Teqenë e Madhe në Gjakovë.
Shifra e vjedhur është marramendëse.
Bëhet fjalë për hiq më pak se 200 mijë euro, sipas burimeve të klan kosova.
Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
”Nga ankuesi është deklaruar se është vjedhur një shumë e madhe e parave. Shuma ende nuk dihet saktësisht për shkak se jemi ende në fazën fillestare”, tha Elezaj.
Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”
Vjedhja u konfirmua edhe nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.
”Po është e saktë. Me rastin po merren policia”, thuhet në përgjigjen e tyre.