Aktori kosovar, Fatmir Spahiu ka reaguar pasi Top Channel vendosi titra në serialin kosovar “Rrushe”.
Përmes një postimi në Facebook, në një anë ai e ka parë si diçka pozitive, pasi thotë se iu bë marketing.
Por, aktori kosovar thotë se një qasje e tillë hyn në kategorinë “Unë duj Rrahimin, Rrahimi duj veten”.
Postimi i tij i plotë:
Mirmëngjes njësha,
Dmth Marketing më i madh një produkti audiovizuel kosovar, ska mujtë me ju ba se sa kjo me këtë përkthim serialit në fjalë në Top të Shqipërisë.
Këtu e shoh një problem, bëhet fjalë për përkthim dhe adaptim e jo për subtitles apo titrim, këtu fle lepuri dhe ndodh ofendimi.
Gjithsesi, është avansim, me shumë vonesë, i shfaqjes së produkteve shqiptare të Kosovës në tv të rëndësishme të Shqipërisë. Eshtë për me i zgurdullu sytë dhe me mendu perdite se si prodhimet
audiovizuele te Shqiperise kane gjet dhe kane patur treg Kosoven dhe troje tjera jashte dhe diasporen e tyre, kurse prodhimet tona KURRE nuk e kane pas treg Shqiperine, kam pas shkru per kete
para 8mij vjete por sasi…
Eshte e thjeshte kjo pune dhe qendron tek dashuria e pa kusht qe ne kemi per Shqipnine e vogel.
Ne Kosove eshte dite kush eshte nenkrytar i kuvendit te bashkise se Librazhdit kurse nga ana tjeter ka njerez me shumice qe kurre nuk e kane vizitu ta them Lidhjen Shqiptare te Prizrenit.
Kjo lloj qasje hyn ne kategorine “Une duj Rrahimin, Rrahimi duj veten”.
Gjithsesi eshte detyre e jona qe ne ti flasim keto gjera dhe probleme cdo dite, ti evidentojme ato, ti trajtojme, por asnjehere ne drejtim te krijimit te ndarjeve dhe perçarjeve ne mes nesh, se sbene!
Shqiperia eshte e jona, e tyre, por me se shumti atyre qe kane derdh gjak per kete flamur per me pas na mundesi me palavite muhabete te tilla!
“Rrushe” eshte nje serial i mire, lujne disa aktor te shkelqyeshem, ju ftoj ta shikoni.
DTV