/

Policia konfirmon vrasjen e ariut në Brezovicë: Po hetohet rasti

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një ariu në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 07:50, tha Kanun Veseli nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, tashmë janë nisur hetimet për zbardhjen e rastit për të cilin është iniciuar vepra penale “gjueti e paligjshme”.

“Sot, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që ço tek qendra e skijimit, dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një kafshë të egër (ari). Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë të masat e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar “Gjueti e paligjshme””, tha ai.

“Ndërsa janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri””, shtoi Veseli.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.