Sot rreth orës 12:00 një person është plagosur në Gjakovë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Lajmin për DTV e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Rruga “Bardhyl Qaushi” është në afërsi të gjykatës së Gjakovës.
“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ – Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, ka thënë ai.
DTV