Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, raporton DTV. Osmani është edhe kryesues i OSBE-së.
Kurti e falënderoi OSBE-në për kontributin që ka dhënë siç tha ai për demokratizimi në Kosovë, për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve.
“Jemi shumë të lumtur të konstatojmë që marrëdhëniet tona të shkëlqyeshëm po pasohen edhe me bashkëpunim i cili rritet. Duke pasur parasysh që këtu jeni në cilësinë e OSBE-së ne jemi gjithashtu të gëzuar që do të mund të bashkëbisedojmë për çështjen e demokratizimit, të drejtat e njeriut dhe të sigurisë që janë vlerat themelorë që ne i ndajmë”.
“Me këtë rast dua të ju falënderoj për kontributin që OSBE e ka dhënë për demokratizimi në Kosovë dhe për sigurinë e vendit tonë për të gjithë qytetarët, për të gjitha komunitete”, tha ai.
Përderisa Osmani, tha se për 20 vjet Kosova dhe OSBE-ja kanë krijuar shembuj të mirë të bashkëpunimit.
E që sipas tij, kanë ndikuar në demokratizimin e shoqërisë, qasjen ndaj komuniteteve, në promovimin e të drejtave individuale dhe ato kolektive.
“Faleminderit shumë për mundësin që të kemi këtë takim sot. Fillimisht ju falënderoj për bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur 20 vitet e fundit ndërmjet institucioneve të OSBE dhe institucioneve të Kosovës, që kanë krijuar aq shembuj të mirë të këtij bashkëpunimi e që drejtpërdrejt kanë konkdluduar në demokratizimin e shoqërisë, qasjen ndaj komuniteteve, në promovimin e të drejtave individuale dhe ato kolektive”.
“Sigurisht edhe në përforcimin e sigurisë publike. Jam këtu për të i’u inkurajuar që të vazhdoni këtë bashkëpunim me OSBE-në”, tha ai.