/

Përkundër rezistencës, pas pak pritet të hyjë në objektin e komunës kryetari i ri i Zveçanit

Para komunës së Zveçanit janë grumbulluar disa qytetarë që po kundërshtojnë hyrjen e kryetarit të ri të komunës.

Por, siç mëson DTV, përkundër rezistencës prej protestuesve pritet pas pak që të hyjë kryetari i ri i komunës, Ilir Peci.

Policia e Kosovës më herët përmes një komunikate për media tha se është duke bërë asistimin e kryetarëve të rinj që të hyjnë në objektet e komunave.

Para objektit të komunës së Zveçanit, që është bllokuar nga serbë, janë dëgjuar të shtëna me armë para pak minutash. Pas të shtënave, disa qytetarë kanë filluar të largohen prej aty, derisa në pamjet e publikuara dëgjohen edhe bërtima.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.