Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sh.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale grabitja.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i pandehuri më 20 shtator 2022 në një rrugë në Ferizaj, në bashku me të pandehurin K.B. dhe A.Z., me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, kanë kryer grabitje në dëme të dëmtuarit A.S.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 20 shtator 2022 në një rrugë në Ferizaj, në bashku me të pandehurin K.B. dhe A.Z., me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetës t’i sjellë përfitime pasurore të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëme të dëmtuarit A.S., në atë mënyrë që derisa ishin duke lëvizur me veturën e tyre, në momentin që e takojnë të dëmtuarin e detyrojnë të hyjë në veturë, duke sulmuar fizikisht gjatë rrugës, pastaj vazhdojnë tek vendi i panjohure në pyll, ku me të arritur aty e kishin zbritur dhe e kishin sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, duke përdorë forcë arrijnë që t`ia marrin portofolin, në të cilën kishte shumën e të hollave rreth 327 euro dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohure”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
DTV