//

Sllagjan Trajkoviqit i vazhdohet paraburgimi

Sllagjan Trajkoviq u arrestua vitin e kaluar në pjesën jugore të Mitrovicës, si i dyshuar për krime lufte.

Pas Gjykatës së Apelit e anuloi vendimin për vazhdimin e paraburgimit të Sllagjan Trajkoviqit, Gjykata Themelore në Prishtinë sërish ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj, ka bërë të ditur avokati i Trajkoviqit, Dejan Vasiq, shkruan Telegraf.rs, përcjellë DTV.

“E vetmja gjë që u konstatua në procedurë të përsëritur ishte tregimi i veprimeve dhe akuzave konkrete ndaj klientit tim. Sado të pakuptimta dhe të pasakta të ishin, pas gjashtë muajsh hetime, më në fund arritëm të zbulojmë se çfarë thanë dëshmitarët, të cilët prokurori special i kishte marrë në pyetje fshehurazi dhe ilegalisht gjatë gjithë kësaj kohe”, tha Vasiq.

Ai shtoi se kundër vendimit të ri sot do të bëjë ankesë pothuajse me të njëjtin arsyetim si në ankesën e kaluar.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.