Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas djegies së veturës së televizionit kosovar në Zubin Potok.
AGK-ja ka theksuar se kjo është sjellje e patolerueshme, teksa i ka bërë thirrje edhe NATO-s dhe EULEX-it që të reagojnë sa më pare në mënyrë që gazetarët të raportojnë pa u rrezikuar, raporton teve1.info
“Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë. Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjëm thirrje NATO Kosovo Force – KFOR dhe EULEX Kosovo (Official) të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës”, thuhet në komunikatë.