Një nxënës i ka dërguar disa mesazhe kërcënuese tek drejtori i shkollës “Luciano Motroni”, në Prizren.
Në mesazhet e dërguar ai ka shkruar se e ka përpiluar një listë të nxënësve që do t’i vras, përfshirë edhe drejtorin e shkollës.
Menjëherë janë aktivizuar institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë.
Në një përgjigje për DTV zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit Fitore Mehmeti –Sejrani, tha se është autorizuar për zhvillimin e hetimeve dhe grumbullimin e informacioneve lidhur me rastin, por pa dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.
“Meqë i dyshuari në këtë rast është i mitur, nuk mund t’ju japim detaje të tjera për shkak të konfidencialitetit të procedurës dhe ndjeshmërisë së rastit”, thuhet në përgjigje.
Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.
DTV