Të dielën në fshatin Baicë të Isgotut një person ka shkaktuar një aksident me veturë, duke u lënduar vetë dhe pasagjeri që e kishte në makinë.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes humb kontrollin ndaj veturës dhe rrokulliset”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe një pasagjer kosovar të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.
DTV