Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën prej 23 futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji për Euro 2024.
Në kombëtare është rikthyer mesfushori kreativ, Hekuran Kryeziu, derisa emra të rinj janë Ermal Krasniqi dhe Jetmir Topalli.
Ndeshjen e parë Kosova e luan kundër Rumanisë, më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa tri ditë më vonë udhëton në Budapest, ku do të përballet me Bjellorusinë.
Aktualisht Dardanët kanë dy pikë në renditjen e Grupit I, pasi në ndeshjet e muajit mars barazuan me Izraelin dhe Andorrën.