/

Rama me draft për Asociacionin, Berisha: Është shkruar në Beograd, po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediet ditën e sotme bëri me dije se kishte propozuar një dokument në lidhje me implementimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit dhe tha se sot Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së asosacionit të komunave me shumicë serbe.

Berisha tha se Rama po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

“Maskat ranë! Argati i Vuçiçit në detyrim ekstrem shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe një prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë! Sot Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e asociacionit së komunave me shumicë serbe. Teksti është shkruar në Beograd dhe më pas rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, në emër të Beogradit, akt më i shëmtuari në historinë e marrëdhënieve të dy vende, që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Akt me të cilin Rama tenton të zgjidhe problemin ne tij me McGonigal.

S’do të dilja për këtë problem, por kur pash vasalin e Vuçiçit në këtë histeri kundër shqiptarëve, ndaj dola. Gjykoj se është në detyrën e çdo qeveritari që realitetit t’i marrë parasysh. në rast se zgjedhjet u bënë dhe ato prodhuan një produkt të votuar nga vetëm 3 ose 5% e popullatës të etnisë jo serbe, vetëkuptohet se ky nuk mund të pranohet si një produkt i suksesshëm. Ky është një dështim.

Këto hapa gjykoj se janë përcaktuar drejtë dhe nga autoritetet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, që kërkojnë kushte të reja. Në zonat e nxehta duhet të koordinohet me trupat ndërkombëtare. Sa i përket asociacionit, do ta mbështes si një të drejtë themelore dhe derviat të lirisë. Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo hap tjetër, është rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në gadishullin e Ballkanit”, tha Berisha.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.