/

I mori 8 mijë euro klientit me premtimin se do të ndikojë te gjyqtarët, arrestohet avokati kosovar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme ka arrestuar një avokat për veprën penale “ushtrim ndikimi”.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve preliminare, sot më 08.06.2023 ka arrestuar personin e dyshuar H.J., (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, i dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari.

Pas intervistimit i dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë ndalohet për 48 orë.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.