Parlamenti francez ka miratuar një ligj, i cili synon të rregullojë aktivitetin e influencerave në mediet sociale. Miratimi i ligjit vjen pas një përpjekjeve për të frenuar promovimin e produkteve dhe tendencave të rrezikshme.
Ligji i ri ndalon promovimin e praktikave të caktuara, të tilla si kirurgjia kozmetike dhe abstenimi terapeutik, si dhe promovimin e disa pajisjeve mjekësore.
Ai gjithashtu ndalon promovimin e produkteve që përmbajnë nikotinë. Gjithashtu, influencerat nuk do të jenë më në gjendje të promovojnë abonime në parashikimet sportive dhe lojërat me para.
Dënimet për mosrespektim mund të shkojnë deri në dy vjet burg dhe një gjobë prej 300,000 €. Ligji ndalon gjithashtu skenat e inskenuara me kafshë, pronësia e të cilave është e ndaluar.
Ata, gjithashtu, duhet të zbulojnë nëse ato janë duke përdorur një flitër për t’u dukur më tërheqës/e. Formulimi i ligjit të ri u miratua nga ligjvënësit francezë në të gjithë spektrin politik dhe mund të nënkuptojë burg ose gjoba të ashpra.
Pasi ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare votuan pro të mërkurën, 342 senatorë nga i gjithë spektri politik votuan për të miratuar projektligjin e paraqitur nga deputeti socialist Arthur Delaporte dhe Stéphane Vojetta, një deputet nga Rilindja e Presidentit Emmanuel Macron.
“Ne mund të jemi krenarë për këtë marrëveshje të paprecedentë”, tha Amel Gacquerre, senatori i ngarkuar me paraqitjen e projektligjit në Dhomën e Lartë.
DTV