/

Flasin pronarët e lokaleve që u dogjën në Tregun e Gjelbër, thonë se dëmet janë mijëra euro

Tri lokale afariste janë djegur në orët e vona të së enjtes në rrugën “Ilas Agushi”, afër tregut të Gjelbër në Prishtinë, raporton DTV.

Dëmet sipas pronarëve janë mijëra euro, teksa shpresojnë në përkrahje të institucioneve lokale e qendrore.

Faton Breznica, një nga pronarët lokaleve që u dogjën mbrëmë në Tregun e Gjelbër, tha për DTV se dëmet llogariten të jenë mijëra euro.

“Dëmet janë shumë të mëdha, dhjetra mijëra euro. Ne sigurisht presim diçka nga shteti nëse na konsideron si qytetarë se kontribuojmë edhe ne”, tha ai.

Dëm afër 10 mijë euro ka pësuar edhe Fatlum Hargaja, i cili tregon për DTV, detaje për këto dëme.

“Pesë deri në dhjetë mijë euro, nuk e dimë saktë se këtu jemi të dorës dytë. Ka patika, këpuca e gjëra tjera. Me këtë biznes e kam mbajt familjen që nga paslufta”, tha ai.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 më ka treguar një kushëri që është afër që është djegur (lokali), ka qenë gjendje të mjerueshme dhe falë Zotit nuk ka prekë nëpër shtëpitë tjera”, tha ai, teksa pret përkrahje nga institucionet lokale e qendrore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.