Policia në Gjilan ka gjobitur dy shoferë, të cilët kishin tejkaluar në vijë të plotë.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik në dy lokacione të ndryshme, kanë identifiku dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre, ku kanë tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 108 km/h, gjersa tjetri po në zonën 50 km/h tejkalon shpejtësinë në 90 km/h”, thuhet në njoftim.
Njëri prej tyre u gjobit me treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej gjashtë (6) muaj, ndërsa tjetri me gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse për tre (3) muaj.